Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Kendrick Lamar është bërë baba për herë të dytë

nga Xh.D12 maj 2022

Kendrick Lamar ka dhënë lajmin më të bukur.
Fituesi i çmimit Grammy zbuloi veprën artistike për albumin e tij të shumëpritur të ardhshëm “Mr. Morale & The Big Steppers”.
Në foton për kopertinën e albumit, Kendrick shihet me një kurorë me gjemba me shpinën drejt kamerës teksa mban vajzën e tij 2-vjeçare.
Por në foto shfaqet edhe e fejuara e reperit, Ëhitney Alford teksa qëndron në djep një foshnje, ndërsa të dy janë ulur në një shtrat vetëm pak metra larg.
Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të dytë së bashku së fundmi.
Reperi i cili është i rezervuar sa i përket jetës private u dha fansave një paraqitje të shkurtër se sa shumë do të thoshte e fejuara e tij atij në një intervistë me Billboard.
“Unë as nuk do ta quaja të dashurën time. Kjo është shoqja ime më e mirë. Në fund të ditës, ju dëshironi që gjithmonë të keni njerëz të vërtetë rreth jush, pikë”, ka thënë ai./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →