Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Këngëtarja amerikane njofton se po largohet nga muzika, organizon turneun e fundit në nëntor

nga Xh.D23 shtator 2021

Këngëtarja e njohur amerikane, Teyana Taylor ka bërë të ditur se para se ta lë muzikën është duke organizuar një koncert të fundit, i cili po planifikohet të mbahet në nëntor.
“Sa me fat që jam që kam diçka e cila e bën shumë të vështirë lamtumirën. Për çdo lamtumirë, Zoti të lë një përshëndetje tjetër shumë afër”, shkroi Taylor.
Biletat e koncertit do të dalin në shitje që nga 24 shtatori, për të gjithë ata që duan të shkojnë në koncertin e artistes.

Vitin e kaluar, pasi lansoi albumin e saj të tretë, “The Album”, Teyana bëri të ditur lajmin se do ta lë muzikën.
Sipas artistes, si fillim kjo erdhi si paralajmërim për bashkëpuntorët e saj, pasi ajo ndjehej e vetme, jo e vlerësuar, e dështuar.
Por, e gjithë kjo ra poshtë, pasi e njëjta tha se po lë muzikën për diçka shumë më të mirë.
“Në fund të ditës, jam një nënë, një grua dhe unë mendoj për vetën, punoj fort për këtë. Unë i marr gjërat seriozisht, gjithçka që bëj. Dua që gjithkush të më dëgjoj, të më shoh, të më ndjej”, tha artistja./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →