Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Kërçeli i LVV-së: Nuk ndryshojmë praktikën e votimit , presim vendimin e Kushtetueses

nga B G29 maj 2025
Kërçeli i LVV-së: Nuk ndryshojmë praktikën e votimit , presim vendimin e Kushtetueses

Deputeti i Vetëvendosjes  Ilir Kërçeli para seancës së Kuvendit,  u bëri thirrje partive politike që të votojnë për komisionit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit.

Ai tha se Vetëvendosje nuk do ta ndryshojë praktikën e punës për votimin e komisionit për votim të fshehtë.
“Është një problem i vogël se kjo është dërguar në Gjykatë Kushtetuese, deh deri të marrim përgjigje nuk mendoj se është e drejtë të lëvizim me këtë”, tha ai për RTV21.

Kërçeli shtoi se Kushtetuesja duhet ta trajtojë më shpejt këtë çështje.

Derisa kur u pyet a janë afër marrëveshjes politike me ndonjë subjekt politik konkretisht me Fatmir Limajn ai tha se nuk ka njohuri.

Nuk e përjashtoi mundësinë për marrëveshje politike me partitë tjera, derisa përmendi ofrtën publike për LDK-në, kurse riktheksoi se nuk janë të gatshëm për koalicion me PDK-në dhe AAK-së./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →