Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Reagon Këshilli Prokurorial për kërcënimet ndaj prokurorëve

nga Egzona Mehmeti11 maj 2017

Pas kërcënimeve ndaj dy prokurorëve ka reaguar Këshilli Prokurorial i Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shprehur shqetësimin e tyre  lidhur me kërcënimin që i është bërë prokuroreve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Radica Milic dhe Fikrije Sylejmani, e që ndërlidhet me punën e tyre zyrtare.

“Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre”, thuhet në reagimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Po ashtu në reagimin e tyre thuhet se Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →