Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, ka thënë se sot është kërcënuar dy herë brenda ditës.
Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kjo ka ndodhur teksa ishte duke shkuar në punë dhe herën tjetër në zyrën e saj në Faklutet.
“Unë sot jam kërcënuar dy here. Njëherë rrugës duke ardhur ne pune dhe e dyta ne zyrën time ne Fakultet.
Le ta kuptoj kushdo që është pas qe nuk munden me me kërcënu, shantazhu dhe qe vendimet e mija do te jene gjithmonë ne te mire institucioneve dhe qytetarit.”, ka shkruar ajo në Facebook, duke mos dhënë detaje tjera./21Media











