Policia ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person nga Ferizaj me inicialet O.B për kryerjen e veprës penale ”sulm seksual”.
I dyshuari ishte i kërkuar nga Gjyakata Themelore e Ferizajt, me dënim burgimi prej tre viteve.
”Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media










