Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kërkohet dënim i meritur për personat që sulmojnë Policinë

nga Egzona Mehmeti11 janar 2022

Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka kërkuar nga organet e drejtësisë që për të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Policisë së Kosovës të veprohet sipas Ligjit.
Sipas sindikatës, veprimet e organeve të drejtësisë në bazë të ligjit dhe sanksionimit të të gjithë atyre që sulmojnë policin do të ishte preventivë për parandalimin e sulmeve ndaj zyrtarëve policor.
“Gardian për mbrojtjen e Republikës së Kosovës brenda kufijve shtetëror janë Policia e Kosovës, të cilët me përkushtim maksimal duke zbatuar të gjitha Ligjet dhe Autorizimet Policore, janë në gatishmëri 24 orë pa ndërprerë për të mbrojtur dhe ruajtur jetën, pasurinë, rendin dhe qetësinë publike. Sulmet ndaj zyrtarëve policor janë shpeshtuar, kjo ndodh nga persona të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale e të cilët sillen vërdallë përkundër asaj që do të duhej të ishin prapa grilave për veprat të ndryshme penale të kryera më parë. Një rast i tillë ndodhi me datë 10.01.2022 në Suharekë, ku nga një i dyshuar për dhunë në familje, recidivist i veprave penale, gjatë intervenimit sulmohen zyrtarët policor të cilët marrin lëndime të rënda trupore.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Sipas sindikatës, kushdo që sulmon Policinë e Kosovës ka sulmuar Shtetin e Kosovës dhe kjo duhet të konsiderohet si vepër e rëndë penale./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →