Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kërkohet drejtësi për viktimat e masakrës në Burgun e Dubravës

nga Venera Grabanica19 maj 2021

Qendra Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur kërkon drejtësi për viktimat e masakrës në Burgun e Dubravës

22 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq.

Me ç’rast Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” thonë se edhe pas 22 vjetësh askush nga zinxhiri komandues i forcave të armatosura serbe apo edhe nga ata që ekzekutuan planin e vrasjes së pengjeve në Burgun e Dubravës nuk është përgjigjur për këto akte kriminale. Kjo qendër kërkon që të vihet drejtësi për gjitha viktimat e masakrës në Burgun e Dubravës.

“Sot mbushen 22 vjet nga fillimi i këtij krimi monstruoz dhe askush nga zinxhiri komandues i forcave të armatosura serbe apo nga ata që ekzekutuan planin e vrasjes së pengjeve në Burgun e Dubravës nuk është përgjigjur për këto akte kriminale! Në dallim nga koha kur Aleksandar Vuçiq ishte ministër i propagandës gjenocidare të Serbisë, sot në cilësinë e presidentit të shtetit, vazhdon të mohojë përgjegjësinë për përgatitjen dhe zbatimin e këtij akti gjenocidar dhe për këtë fajëson forcat e NATO-s. Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” kërkon drejtësi për të gjitha viktimat e gjenocidit në Burgun e Dubravës”, thuhet në komunikatën për media nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →