RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Kërkohet hapja e të gjitha bizneseve dhe sektorëve të ekonomisë

nga Venera Grabanica26 maj 2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë thirrje që të hapen të gjitha bizneset.

Sipas tij, hapja e tyre duhet të bëhet jo më larg se më 28 maj.

Rukiqi përmes një postimi në Facebook ka theksuar se, situata me pandeminë në të cilën gjendet Kosova si dhe numri i menaxhueshëm i rasteve me COVID-19, janë argumente të mjaftueshme për hapjen e të gjitha bizneseve.

Te hapen te gjitha bizneset dhe sektoret e ekonomise

‘Eshte koha per hapje te te gjitha bizneseve, jo me larg se data 28 Maj 2020. Situata me pandemine, numri i menaxhueshem i rasteve te infektuara. numri i vogel i rasteve ne kujdes intenziv, jane argument i mjaftueshem per hapjen e te gjitha bizneseve, sigurisht percjellur me masat mbrojtese dhe distancimin social adekuat. Ta hapim ekonomine dhe te fokusohemi ne rimekembjen ekonomike’‘, ka shkruar Rukiqi.

Aktualisht Kosova është në fazën e dytë të fasave të lehtësimit, kurse faza e tretë fillon më 1 qershor. /21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →