Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kërkohet paraburgim për zyrtarin policor i dyshuar për fajde

nga Venera Grabanica3 mars 2022


Prokurori i shtetit ka kërkuar paraburgim për zyrtarin policor i cili dyshohet për fajde.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në vazhdën e hetimeve intensive ndaj grupit të dyshuar për fajde dhe detyrim, ka  arrestuar edhe një i pandehur E.D., (zyrtar policor)  i dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.Prokurori i shtetit, pas ndalimit të dyshuarit për 48 orë, brenda afatit ligjor, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit nga gjyqtari i procedurës paraprake.”, njofton Prokuoria Themelore e Pejës.
Po ashtu bëhet e ditur sepo vazhdon hetimet për grupin e arrestuar javë më parë për këtë vepër penale.
Zyrtari policor me titull rreshter është arrestuar dje nga Inspektorati Policor i Kosovës./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →