Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Kërkohet që paga minimale të jetë 250 euro

nga Egzona Mehmeti13 shtator 2017

Sipas Arifit, paga minimale duhet të rritet në bazë të pagës mesatare

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi bëri të ditur se në vendin tonë duhet të rritet paga minimale, sepse është shumë e ulët.

“Ne në vitin 2011 jemi pas dakorduar për pagën minimale. Ajo pagë është caktuar përmes katër shtyllave, që ajo pagë të jetë 220 euro. Por kërkesa jonë hasur në vesh të shurdhër”, tha ai sot për televizionin publik.

Arifi shtoi se paga minimale duhet të rritet në bazë të pagës mesatare. “Ne jemi në diskutim edhe me bizneset dhe Odën Ekonomike të Kosovës. Pra OEK ka kërkuar që të jetë paga 60 përqind e pagës në Kosovë. Pra të jetë 220 deri në 230, por ne kemi kërkuar të jetë 250” euro”, shtoi ai.

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →