Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

“Këshillë për birin tënd”

nga B.K30 mars 2022

Poezi nga Ernest Heminguej
Kurrë mos i beso njeriut të bardhë,
Kurrë hebreun mos vrit,
Kurrë mos nënshkruaj kontratë,
Kurrë mos i vër qira stolit.
Mos u regjistro në ushtri;
As me shumë gra mos u marto;
Kurrë mos shkruaj në gazetari;
Kurrë kosheret e tua mos i shpo.
Gjithmonë vër në ndenjëse letër,
Mos u beso luftërave,
Ji gjithnjë i dëlirë, i pastër,
Kurrë mos ji bashkëshort i kurvave.
Kurrë mos i paguaj shantazhuesit,
Kurrë mos shko në gjykatë,
Kurrë mos i beso botuesit,
Se përndryshe do flesh në kashtë.
Tërë miqtë e tu do të të braktisin
Tërë miqtë e tu kanë për të vdekur
Ndaj bëj një jetë të përkorë e të shëndetshme
E në qiell ke për t’i gjetur.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →