📰 Lajm i perditesuar
Këshilli i Ministrave i BE-së miraton konkluzat për Kosovën dhe Serbinë
nga Venera Grabanica12 dhjetor 2023
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzat nëpërmjet të cilave, detyrimet e dala nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, do përfshihen në proceset evropiane të dy vendeve.
Nëpërmjet miratimit të konkluzave, Bashkimi Evropian kërkon nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen në dialog në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme.










