🏛️ Politikë
Këshilli i Sigurimit i OKB-së të enjten mban seancë për Kosovën
nga Venera Grabanica6 shkurt 2024
Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet të enjten në orën 21:00.
Kjo u konfirmua për Radiotelevizionin e Serbisë, nga shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.
Ende nuk dihet nëse seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të jetë e hapur për publikun.










