Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Këshilli kushtetues zyrtarisht shpall Macron për president

nga RTV2110 maj 2017

Këshilli kushtetues i Francës zyrtarisht ka shpallur Emmanuel Macron për president të ri të shtetit, transmeton gazeta franceze Ekspres

Macron me 66,10 për qind të votave më 7 maj, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale mposhti kandidaten e së djathtës ekstreme Marin Le Pen, e cila mori 33,90 për qind të votave, ka bërë të ditur Këshilli.

Emmanuel Macron (39) bëhet presidenti i tetë i Republikës së Pestë të Francës, me 20 milionë e 743 mijë e 128 vota në rrethin e dytë, derisa Marin Le Pen mori  10 milionë e 638 mijë e 475 vota.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve më 23 prill, Macron kishte fituar 24,01 për qind, ndërsa Le Pen 21,30 për qind.  Këshilli kushtetues njofton se Macron duhet të marrë detyrën e presidentit më 14 maj, kur i skadon mandati Francois Hollande. Inaugurimi mbahet në ora 10.00, në Pallatin Elise.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →