Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Këta janë nikoqirët e Euro 2028 dhe Euro 2032

nga B G10 tetor 2023
Këta janë nikoqirët e Euro 2028 dhe Euro 2032

Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore do të jeni nikoqirë të Kampionatit Evropian Euro 2028.

Ndërkaq, Turqia dhe Italia do të jenë organizatorë të Kampionatit Evropian Euro 2032, dhe këto lajme i ka konfirmuar vetë UEFA sot.

Pasi që Asociacioni Evropian i Futbollit refuzoi dy ofertat e Rusisë për të organizuar dy garat në fjalë, pas fillimit të agresionit luftarak ndaj Ukrainës, nuk kishte më kandidatë të tjerë si ofertues.

Në fund të korrikut, Turqia dhe Italia aplikuan për të organizuar garën në vitin 2032, dhe kur UEFA pranoi, gjithashtu pastroi rrugën për ofertën britaneze-irlandeze për të organizuar Evropianin 2028.

Votat sot në Nyon ishin vetëm formalitet.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →