Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Këtë të diel LDK-ja me agjendë të ngjeshur

nga Kaltrina Berila12 janar 2025
Këtë të diel LDK-ja me agjendë të ngjeshur

Të shtunën u hap zyrtarisht fushata zgjedhore nga disa parti politike.

Atë e bënë Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Koalicioni për Familjen si dhe Lëvizja Vetëvendosje.

E sot kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, do të ketë goxha punë.

Kjo parti ka njoftuar se për shkak të kushteve të vështira atmosferike në rrugën për Brezovicë, shtyhet për një ditë tjetër aktiviteti i sotëm në orën 10:00, për prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Nga ora 16:00, aktiviteti i radhës do të jetë tubimi elektora në Kaçanik, konkretisht në Shtpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj”.

Dy më orë pas ky kandidatët për deputet të këtij subjekti do të jenë në Han të Elezit, në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri”.

Nga ora 19:00 do të vazhdojnë në Gadime të Lipjanit, ku do të kenë takim me qytetarë. Ky takim parashihet të mbahet në Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Gadime.

Derisa takimi tjetër me qytetarë do të jetë në Obiliq, nga ora 20:15 në Shkollën Fillore “Pandeli Sotiri”, që gjendet në rrugën Obiliq – Milloshevë./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →