Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Këto janë shpenzimet dhe të hyrat e Qeverisë për vitin 2024

nga Venera Grabanica6 maj 2025
​Këto janë shpenzimet dhe të hyrat e Qeverisë për vitin 2024

Qeveria e Kosovës ka rritur shpenzimet buxhetore në vitin 2024 krahasuar me një vit më parë.

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë në vitin 2024 ishin 3 miliardë e 189.3 milionë euro, ndërsa shpenzimet në vitin 2023 ishin 2 miliardë e 925.5 milionë euro ose mbi 250 milionë euro më shumë, raporton KosovaPress.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 25%, kontributet sociale dhe përfitimet 24%, formimi i kapitalit bruto 16%, konsumi i ndërmjetëm 14%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë tjera të shpenzimeve.

Në ASK thonë se të hyrat e përgjithshme të Qeverisë në vitin 2024 ishin 3 miliardë e 222.7 milionë euro, ndërsa të hyrat në vitin 2023 ishin 2 miliardë e 860. 7 milionë euro.

Sipas ASK-së pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 15%, pagesat për prodhimin jashtë tregut (shitjet) 4%, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave.

Ndryshe, për vitin 2025, Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin 3.6 miliardë euro.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →