Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KFOR e EULEX mbajnë stërvitje të përbashkët

nga B G15 prill 2024
KFOR e EULEX mbajnë stërvitje të përbashkët

Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO dhe misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të kryejnë një stërvitje të përbashkët më 16 prill 2024.

“Joint Venture 2024” pasqyron bashkëpunimin afatgjatë NATO-BE në rajon, e cila do të testojë procedurat e përbashkëta për të trajtuar skenarë të ndryshëm të sigurisë dhe për të siguruar bashkëpunim në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftim.

“Stërvitja e përbashkët nënvizon përkushtimin tonë për të garantuar sigurinë për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe trajnimeve rigoroze ne po forcojmë aftësinë tonë për të vepruar si një forcë kohezive, e gatshme për të adresuar çdo sfidë që mund të lindë”, tha gjeneralmajor Ozkan Ulutash, komandant i KFOR-it.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →