Pasi njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë parë në veri të vendit, duke sqaruar se bëhet fjalë për një devijim të gabuar dhe të përkohshëm nga itinerari i planifikuar, është deklaruar Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.
KFOR tha se pranon deklaratat e Policisë së Kosovës dhe të FSK-së, sipas të cilave njësia përkatëse e FSK-së kishte dalë nga rruga e saj “gabimisht për disa minuta” dhe më pas ishte kthyer menjëherë në itinerarin origjinal, në jug të Kosovës.
“KFOR mirëpret respektimin e vazhdueshëm nga FSK-ja të marrëveshjes së gjatë që ndalon dislokimin e personelit të FSK-së në veriun e Kosovës pa njoftim paraprak dhe pa miratimin e Komandantit të KFOR-it,” thuhet në deklarimin e KFOR-it.
Tutje KFOR theksoi se mbetet i pozicionuar në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun, dhe është i gatshëm të reagojë ndaj çdo zhvillimi të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij nga Kombet e Bashkuara për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në vend.











