KFOR-i i gatshëm për të gjitha masat që të parandalojë rikthim të tensioneve në Kosovë
Katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe dyshohen se mbrëmë kanë qëndruar disa minuta te hyrja e objektet te pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdar.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit me një veturë kanë shkelur vijën kufitare dhe kanë pasur qëllim “provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror”.
Lidhur me këtë misioni NATO-s në Kosovë ka thënë se është në gatishmëri që të mos lejojë rikthimin e tensioneve e dhunës. Përmes një deklarate, KFOR-i ka theksuar se është i pozicionuar për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.
“Jemi në kontakt të rregullt me përfaqësues të organizatave të sigurisë të Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Serbisë. Sigurimi i koordinimit dhe përmbajtja nga veprimet që mund të çojnë në tensione është e rëndësishme për ruajtjen e sigurisë në të gjithë Kosovës dhe stabilitetin rajonal. Misioni ynë ka prani të dukshme dhe fleksibël. Ne jemi mirë të pozicionuar që të vazhdojmë të kontribuojmë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin tonë…”, thuhet në reagimin e KFOR-it.









