Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​KFOR-i teston praninë e tij në Urën e Ibrit

nga Venera Grabanica14 gusht 2024
​KFOR-i teston praninë e tij në Urën e Ibrit

Situata në Urën e Ibrit në Mitrovicë deri tani është e qetë.  Aty shihen qytetarë duke kaluar, derisa rreth pesë vetura të karabinierëve italianë të KFOR-it po qëndrojnë mbi urë.

Raportohet se para një ore në Urën e Ibrit ishin të pranishme rreth tri autoblinda të KFOR-it. Kështu, ky mision ka shtuar patrullimet afër urës.

Ndërkaq, janë dy qëndrime të ndryshme sa i përket hapjes së urës, në mes ambasadorit të SHBA-së, Jeffry Hovenier dhe KFOR-it si dhe qeverisë së Kosovës.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë  se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Ndërsa, sot në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak kundër partnerëve të Kosovës, e shtet ynë është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura.

Të martën, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →