Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KFOR-i mbështet zgjedhjet paqësore

nga E.Bullaku11 qershor 2017

KFOR ofroi siguri

KFOR-i ka bërë të ditur se gjatë ditës së zgjedhjeve në Kosovë zhvilloi një plan specifik në përputhje me vlerësimin e sigurisë për të vepruar me vendosmëri, si reaguesi i tretë pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në pajtim me mandatin aktual.

Sipas kërkesës së OSBE-së, KFOR-i njofton se gjithashtu ofroi siguri për personelin e misionit të OSBE-së në zonat e banuara me serbë.

“Mjedisi i qetë dhe i sigurt dhe liria e lëvizjes është siguruar nga KFOR-i me më shumë se 1200 ushtarë dhe 250 automjete të vendosur në tërë Kosovën, duke përfshirë 4 helikopterë me mundësi të evakuimit mjekësor, të të gjitha njësive vartëse si pjesë e angazhimit për të mbështetur popullin e Kosovës në krijimin e së ardhmes përmes procesit demokratik zgjedhor”, thuhet në një komunikatë për media të KFOR-it.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →