Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondsteel

nga Gentrita Xhemajli27 dhjetor 2025
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondsteel

Inxhinierët finlandezë nga Misioni i KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, përfunduan një projekt gërmimi brenda Kampit Bondsteel në Kosovë.

Siç njofton KFOR-i përmes një reagimi zyrtar, ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve të kampit për rotacionet e ardhshme, duke kontribuar gjithashtu në gatishmërinë e njësive, duke mbajtur personelin dhe pajisjet aktive, të afta dhe operacionale në një mjedis të vërtetë pune.

Tutje, shkruhet se projekte të tilla jo vetëm që përmirësojnë kapacitetet operacionale dhe mbështetëse të kampit, por gjithashtu reflektojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →