RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

KFOR-i vendos gjembat dhe blindat në Jarinjë

nga Xh.D18 dhjetor 2022
KFOR-i vendos gjembat dhe blindat në Jarinjë

KFOR ka krijuar një kordon me blinda dhe tela të gjembuar në zonën ku janë policia në Jarinjë.
Kordonet janë vendosur në mes bazës së policise kufitare dhe pikes kufitare e poashtu në pjesën e poshtme.
Kallxo.com mëson se në Jarinjë janë vendosur trupat amerikane, ndërsa në Bërnjak, janë vendosur polakët dhe letenozët.
Disa nga rrugët në veri të Kosovës, vazhdojnë të jenë të bllokuara për të nëntën ditë më radhë, si pasojë e vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë si shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq.
Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë se gjatë natës ka vazhduar vendosja e një barrikade të re në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative.
Sipas Policisë, që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, situata e sigurisë vazhdon të jetë e njëjtë dhe dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura./kallxo

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →