Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Kida paralajmëron projektin ”Mo jo”, ndan imazhe nga videoklipi

nga Miranda Beqaj18 dhjetor 2021

Këngëtarja, Ohidea Latifi e njohur me emrin skenik, Kida i ka paralajmëruar fansat se do të sjell një projekt të ri muzikor.
”Mo jo”, titullohet projekti i ri i Kidës, i cili është edhe pjesë e albumit të parë të artistës.
“Befasia e fundit për datën e publikimit të albumit. Videoklipi i ”Mo jo”, ka shkruar Kida.


Kida ka kohë që i ka paralajmëruar ndjekësit e saj se shumë shpejtë do të sjell albumin të titulluar ”Orchide”.
E për këtë Kida ka publikuar edhe kopertinën e albumit, ku ka thënë ”pas një viti punë dhe përpjekje, me krenari ua prezantoj kopertinën e albumit tim të parë”.

Ndërkaq, projekti i fundit muzikor nga Kida është ”Ike”, të cilën e ka publikuar më 29 tetor./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →