Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kilaj, Smakaj e Fazliu pritet të nisen për në Hagë

nga Kaltrina Berila6 dhjetor 2024
Kilaj, Smakaj e Fazliu pritet të nisen për në Hagë

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së Bashkim Smakaj dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu, të cilët të enjten janë arrestuar në një aksion të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, nga momenti në moment pritet të nisen për në Hagë. Kështu raporton ekipi i RTV21 nga zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë ku po mbahen të arrestuarit.

ZPS-ja të enjten ka njoftuar se aksioni ka të bëjë me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Djali i Fadil Fazliut, Fahriu, të premten në një prononcim për portalin rtv21.tv ka thënë se ai ka kërkuar që ta takojë babain e tij po që nuk i është lejuar.

Ai ka thënë se zyrtarë të EULEX-it nuk i kanë dhënë informata atij e as avokatit të Fazliut, nëse babai i tij do të dërgohet në Hagë. /21Media

Fadil Fazliu ende po mbahet në zyrat e EULEX-it

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →