Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Kim akuzohet për më shumë dëmtime të fustanit të Marilyn Monroe

nga Xh.D16 qershor 2022

Një muze në SHBA po përballet me kritika tjera për lejimin e Kim Kardashian të veshë fustanin ikonik të Marilyn Monroe, pasi në fotografitë e reja u zbuluan më shumë dëmtime në të.
Fustani, të cilin Kardashian e veshi në Met Gala në maj, tani ka pëlhurë të shtrirë dhe kristalet që i mungojnë.
Pronari aktual i tij, Ripley’s Believe It or Not, po përballet me kritika për dështimin në kujdesin e duhur për fustanin e Monroe.
Monroe e veshi atë kur i këndoi “Gëzuar ditëlindjen” Presidentit Kennedy në 1962.
Scott Fortner, i cili ka kuruar koleksionin e tij privat të artefakteve të Marilyn Monroe, postoi foto në internet që ai tha se tregonin dëme “të konsiderueshme” pasi iu dha hua yllit të TV realitet.
Imazhe të tjera janë shpërndarë tani në internet nga autori Darrell Rooney që supozohet se tregojnë dëmtime në rripat e shpatullave të fustanit.
Ndërkaq, Kardashian ka deklaruar se e ka veshur fustanin e Monroes për disa minuta dhe nuk është ulur fare derisa e mbante të veshur./21Media

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →