Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kim Jong Un urdhëron testin e armës së re anti-ajrore

nga Kaltrina Berila28 maj 2017

Nuk raportohet për natyrën e armës apo kohën e testimit

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, ka mbikëqyrur testin e një sistemi të ri armësh anti-avionë dhe ka urdhëruar prodhimin dhe vendosjen e tij në të gjithë vendin, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të dielën.

Agjencia e lajmeve e KCNA e Veriut nuk raportoi natyrën e saktë të armës apo kohën e testimit, por tha se u organizua nga Akademia e Shkencës Kombëtare e Mbrojtjes, një agjenci e listuar në listën e zezë që besohet se po zhvillon raketa dhe armë bërthamore.

Koreja e Veriut po përpiqet të zhvillojë një gamë të gjerë të sistemeve të armëve që nga fillimi i vitit të kaluar me një ritëm të shpejt, duke përfshirë një raketë me rreze të gjata që mund të godasë Shtetet e Bashkuara kontinentale dhe javët e fundit ka testuar një raketë mesatare balistike, duke kryer kështu edhe disa përparime teknike.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →