Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Kim Kardashian zyrtarizoi lidhjen me Pete Davidson

nga Kaltrina Berila12 mars 2022


Vetëm një javë pasi bëri zyrtare ndarjen e saj prej Kanye West, Kim Kardashian bëri publike lidhjen me Pete Davidson.
41 vjeçarja Kardashian në Instagramin e saj publikoi imazh me Davidson 28 vjeç, përcjell portali rtv2.tv
Imazhet duket se janë bërë gjatë një prej netëve të takimit të çiftit në fundjavën e Ditës së Shën Valentinit,
Një i brendshëm ka bërë të ditur se komediani Davidson mori me qira pjesën e sipërme të hotelit Carlyle për zonjën e tij dhe e mbushi hapësirën luksoze me lule.
Fotot e reja që Kardashian ka shpërndarë të premten duket se janë realizuar brenda hotelit luksoz.


Kardashian nuk ishte në gjendje të etiketonte Davidson në postim pasi ai çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram pas sulmeve të përsëritura të Kanye West kundër tij.
Megjithatë, një burim i ka thënë më parë për Page Six se mbyllja e Instagramit të Davidson nuk kishte asnjë lidhje me reperin miliarder
“Pete e fshiu IG-në e tij sepse menjëherë pas postimit të tij të parë, ai filloi të merrte një lumë mesazhesh, pozitive dhe negative, duke i kujtuar atij pse nuk donte që mediat sociale të fillonin me të,” ka deklaruar burimi./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →