Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kina bën thirrje për shkatërrimin e armëve kimike

nga Egzona Mehmeti11 mars 2022

Përfaqësuesi i Kinës në OKB, Zhang Jun i ka përshkruar bisedimet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës si “hapa pozitivë drejt arritjes së paqes”.

Ai ka thënë se Kina do të “luaj rolin e saj në de-përshkallëzimin e situatës”.

Ai gjithashtu ka thënë se Kina i kushton “rëndësi të madhe bio-sigurisë dhe sigurisë” dhe “kundërshton me vendosmëri zhvillimin, posedimin dhe përdorimin e armëve biologjike dhe kimike nga çdo vend”.

Jun ka shtuar se do të inkurajonte çdo vend që nuk i ka shkatërruar ende rezervat e tyre të armëve kimike për ta bërë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ai ka shtuar se Kina ka “vënë në dukje me shqetësim informacionin përkatës të lëshuar nga Rusia” dhe beson se duhet “të trajtohet siç duhet”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →