Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kina lëshon raketa pranë Tajvanit pas vizitës së Pelosit

nga Egzona Mehmeti4 gusht 2022

Kina gjuajti raketa pranë Tajvanit si pjesë e stërvitjeve të mëdha ushtarake pas vizitës së politikanes së lartë amerikane, Nancy Pelosi në ishull.
Tajvani tha se Kina lëshoi ​​11 raketa balistike në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit.
Japonia tha se pesë raketa kineze u ulën gjithashtu në ujërat e saj, duke bërë thirrje për një “ndalim të menjëhershëm” të stërvitjeve.
Kina e pa vizitën e kryetares së dhomës së SHBA-së, Pelosi, si një sfidë ndaj pretendimeve të saj për sovranitet mbi Tajvanin.
Ajo e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të vihet nën kontrollin e saj – me forcë nëse është e nevojshme.
SHBA, nga ana e saj, nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, i cili për të gjitha qëllimet praktike ka qenë i pavarur që nga viti 1950. Megjithatë, Washingtoni mban një marrëdhënie të fortë me ishullin – që përfshin shitjen e armëve për Tajvanin për t’u mbrojtur, shkruan BBC./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →