RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kinës “i vjen keq” për vdekjet në Ukrainë, por refuzon të pranojë pushtimin rus

nga Kaltrina Berila1 mars 2022

Kina tha se “i vjen keq” për viktimat në Ukrainë dhe e quajti situatën aktuale “të padëshirueshme” ndërsa vazhdon të refuzojë të pranojë veprimin ushtarak të Rusisë si “një pushtim”.
“Siguria e jetës dhe e pronës së civilëve duhet të garantohet në mënyrë efektive, dhe në veçanti, krizat humanitare në shkallë të gjerë duhet të parandalohen”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin në një konferencë të martën, transmeton rtv21.tv.
“Situata aktuale është e padëshirueshme për ne,” tha Wang, duke shtuar se është “imperative” që të gjitha palët të ushtrojnë “përmbajtjen e nevojshme” për të parandaluar një përkeqësim të situatës në Ukrainë.
Megjithatë, Kina vazhdoi t’i shmangej pyetjeve në lidhje me përcaktimin e aktivitetit të Rusisë në Ukrainë një “pushtim”, në vend të kësaj duke përsëritur se konflikti ka një “histori dhe realitet të ndërlikuar” dhe se mbështet “të gjitha përpjekjet diplomatike” për zgjidhjen e konfliktit.
Kina “gjithmonë mbron një vizion të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme”, tha Wang, duke përsëritur se “kërkesat legjitime të Rusisë për siguri” duhet “të merren seriozisht dhe të adresohen siç duhet”.
Kur u pyet nëse Kina do të sigurojë furnizime për Ukrainën, Wang tha se Kina është e gatshme të “luaj një rol konstruktiv” në lehtësimin e situatës në Ukrainë dhe do të lëshojë informacione përkatëse “në kohën e duhur”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Më të fundit

Të gjitha →