Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

“Kjo do të destabilizonte të gjithë situatën”- Rusia paralajmëron SHBA-në kundër ndërhyrjes së Iranit

nga B G19 qershor 2025
“Kjo do të destabilizonte të gjithë situatën”- Rusia paralajmëron SHBA-në kundër ndërhyrjes së Iranit

Ndërhyrja e Amerikës në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit do të çonte në një “një tjetër spirale të tmerrshme përshkallëzimi”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

SHBA-të dhe Rusia mbështesin palë të ndryshme në konflikt.

Ndërsa Donald Trump po kërkon një “dorëzim pa kushte” nga Irani dhe thuhet se po shqyrton sulmet kundër tij, Moska e sheh Teheranin si një aleat kyç.

Më herët këtë vit, Vladimir Putin nënshkroi një traktat gjithëpërfshirës partneriteti strategjik me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, Neni Një i të cilit thotë se ata janë të etur të zhvillojnë bashkëpunim në mbrojtje dhe siguri.

Irani gjithashtu i ka furnizuar Moskës dronë Shahed që kanë luajtur një rol kyç në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Ministria e Jashtme ruse i ka dënuar sulmet e Izraelit si “cinike” dhe “të paprovokuara”, dhe vetëm dje zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov paralajmëroi SHBA-në të mos i ofrojë ndihmë ushtarake Izraelit.

“Kjo do ta destabilizonte në mënyrë dramatike të gjithë situatën”, tha ai.

E gjithë kjo i vendos Moskën dhe Uashingtonin në një kurs përplasjeje për shkak të krizës Izrael-Iran dhe mund të jetë një pengesë e madhe në marrëdhëniet Rusi-SHBA që janë përmirësuar që nga rizgjedhja e Donald Trump.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →