Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Kiana Kryeziu e ka plotësuar kriterin e tretë për normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Skitarja ka mbledhur më pak se 160 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), në garën e Ravascletto Sutrio të Italisë, disiplina e sllallomit të madh.
Kiana ka zënë vendin e 19-të nga 31 garuese. Koha e saj ishte 2:19.16 pas dy lëshimeve.
”Përzgjedhësi Agim Pupovci ka vlerësuar lart paraqitjen e Kianës, derisa është optimist se ajo mund të fitojë normën olimpike. Në garë ishte edhe Arba Pupovci, e cila doli e 24-ta. I urojmë fat dhe suksese Kianës edhe në garat e ardhshme”, thuhet në njoftim./21Media









