Këngëtarja me famë botërore, por me prejardhje shqiptare, Rita Ora është shumë e dashur për publikun shqiptar.
Së fundmi mediumi britanik, The Sun ka shkruar në lidhje me Ritën duke treguar mbiemrin e saj të vërtetë.
Mbiemri i vërtetë i artistes 30 vjeçare është Rita Sahatçiu, shkruan The Sun.
Rita ka lindur në Prishtinë, nga dy prindër me origjinë shqiptare, babai i saj zbuloi se ai e ndryshoi mbiemrin në Ora pasi Sahatçiu ishte e vështirë të shqiptohej nga të huajt.
Ndërsa, nëna e saj Vera Ora punon si psikiatre në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në MB).
Rita e kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të iknin nga persekutimi i zhurmave të luftës dhe gjenocidit dhe për t’i shpëtuar kësaj, familja u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar kur Rita ishte një vjeçe.
Ndryshe projekti i fundit i Rita orës është ”You for me”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me Dj Sigala dhe kënga është publikuar më 16 qershor./21Media









