Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kjo është dalja e votuesve në zgjedhjet 2025, 2021 e 2019

nga B G15 mars 2025
Kjo është dalja e votuesve në zgjedhjet 2025, 2021 e 2019

Mbi 1 milion e 970 mijë votues u thirrën të votojnë më 9 shkurt në Kosovë për të zgjedhur parlamentin dhe kabinetin e ri qeveritar.

Procesi i votimit i cili ishte dhe nën vëzhgimin e vendasve dhe ndërkombëtarëve nisi në orën 07:00 dhe u mbyll në orën 19:00 ishte i qetë.

Numri total i votuesve të regjistruar për zgjedhjet e 9 shkurtit ishte 2.075.868, kurse pjesëmarrja në votime ka qenë 46.54% ose 938.010.

Megjithatë, ky numër është më i vogël në krahasim me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 ku të drejtë vote kishin 1 milion e 794 mijë e 862 qytetarë, teksa pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka qenë 48.78 % apo 903.379.

Ndërkaq, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dalja në votim ishte 44.56 për qind apo 826.916 mijë qytetarë, që paraqet shifrën më të ulët të daljes në tri palë zgjedhjet e fundit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →