🇽🇰 Kosova
Kjo është gjendja e të lënduarëve në aksidentin që ndodhi në Klinë
nga Venera Grabanica20 mars 2022
16 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ndodhi sonte në fshatin Grabanicë të Klinës.
Për portalin rtv21.tv nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë treguar se të lënduarit janë duke u trajtuar dhe se për momentin nuk ka rrezik për jetën.
“Janë duke u trajtuar tek ne, për momentin nuk ka rrezik për jetën, por mjekët janë duke i trajtuar në fazën fillestare”, thuhet në përgjigjen e spitalit.
Aksidentin e sotëm për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka treguar se ishin të përfshira 4 vetura./21Media








