Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kjo është koha e pritjes në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

nga B.K29 dhjetor 2019

Pritjet në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar kohën që qytetarët, sidomos mërgimtarët, presin në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë.

Kështu, në pikën kufitare në Merdarë pritja për të hyrë në Kosovë është 5 deri në 10 minuta.

Po aq, qytetarët duhet të presin për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare.

Ndërsa, në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritja për të hyrë në Kosovë është më e gjatë, 10 deri në 55 minuta. Ndërsa, për të dalënga vendi është 10 deri 15 minuta.

Në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë ndërmjet 3 dhe 5 minuta.

Po aq janë pritjet edhe në pikën kufitare në Mutivodë.

Pak minuta presin edhe qytetarët që hynë ose dalin nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinjë.

3 deri 5 minuta është pritja edhe në Han të Elezit, në kufirin me Maqedoninë e Veriut, si dhe në Vërmicë, me Shqipërinë./kallxo

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →