Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Klubi i Prodhuesve me memorandum bashkëpunimi me Rrjetin Evropian të Ndërmarrjeve

nga Kaltrina Berila28 gusht 2020

Klubi i Prodhuesve sot nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Rrjetin Evropian të Ndërmarrjeve, i përfaqësuar nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës – STIKK, për zhvillimin dhe implementimin e disa projekteve specifike përbrenda programit COSME.

Ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim të mbështesë anëtarët e Klubit të Prodhuesve me shërbime profesionale individuale dhe këshilluese në lidhje me punën e Rrjetit Evropian të Ndërmarrjeve, por edhe ofrimin e shërbimeve tjera brenda platformës se tyre.

Pjesë e këtij memorandumi të bashkëpunimi është edhe mbështetja dhe lehtësimi i anëtarëve të Klubit të Prodhuesve në aplikimin drejt thirrjeve të ndryshme të granteve të programit COSME dhe mundësive të tjera si ndërkombëtarizimi, inovacioni, promovimi i eksportit, teknologjia dhe transferimi i njohurive, etj.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →