Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Koalicioni trepalësh shumë larg

nga RTV2119 janar 2020

Alternativa ngul këmbë

Po zvogëlohen shanset për ta bërë realitet koalicionin trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës, në Maqedoninë e Veriut.

Këtë për TV21 e pohon Sekretari gjeneral i ASH-së Arben Taravari, duke shtuar se po përpiqen të amortizojnë problemet mes palëve, edhe pse kjo është bërë e vështirë.

“Unë me sa e shoh probabiliteti dhe gjasat për këtë koalicionim trepalësh po zvogëlohen. (ngjitje 01.00) Gjasat për t’u ulur tre palët bashkë, nuk është e mundshme. (vazhdim prej 00:36) Së shpejti, ma merr mendja për disa ditë ne si kryesi qendrore duhet të ulemi dhe të sjellim vendimet përfundimtare të ASH se si do të vazhdohet më tutje”, i tha Arben Taravari, TV21.

Nga Lëvizja Besa, sekretari gjeneral Arjanit Hoxha siguron se ata në asnjë moment nuk janë pengesë e koalicionit trepalësh.

“Lëvizja BESA ka vendim të Kryesisë Qendrore ku ka pranuar ofertën e ASH-së për t’i dhënë mundësi fillimit të bisedimeve për një koalicion trepalësh. ASH si iniciatore e kësaj nisme duhet të tregojë se cilat janë pengesat për mos realizimin e takimit trepalësh, ne ju garantojmë se Lëvizja BESA nuk është pengesë”, pohoi Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa.

Në fakt, ngërçi që po pamundëson realizimin e këtij koalicioni trepartiak është këmbëngulja e Alternativës për të mos ulur në tryezë bisedimesh me Lëvizjen Besa, për, siç thonë, arsye parimore.

“Ne mbetemi në qëndrim që koalicioni Alternativa-Aleanca, do të ishte koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve dhe që është më e rëndësishme do të ishte koalicioni më i qëndrueshëm edhe pas zgjedhjeve, pasi që nga koalicioni trepalësh që ju e përmendni , kjo pjesa e qëndrueshmërisë do të zbehej pas zgjedhjeve pikërisht nga partneri i tretë hipotetik i këtij koalicioni, prijësit e të cilit janë të prirur për lëkundje të tilla joparimore”, tha Skender Rexhepi nga Alternativa.

E deri sa partitë shqiptare ende s’po merren vesh, kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka filluar kalkulimet për koalicione.

“Dalë ngadalë kemi filluar të flasim me partitë. Pothuajse me të gjitha partitë”, deklaroi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.

I pyetur se a është i gatshëm të koalicionojë me një koalicion tre ose dypalësh që po përpiqet ta krijojë Aleanca për Shqiptarët, Zaev thotë se është i hapur të bisedojë më të gjithë.

“Vendimet e kësaj natyre i sjellin organet e partisë dhe unë s’mund të them për çfarë jemi të gatshëm ose jo, por mund të them se jam i përgatitur të bisedoj. Do të bisedoj me të gjithë”,shtoi Zaev.

Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 12 prill ndërsa deri më tani asnjë parti nuk ka dalë publikisht me koalicion parazgjedhor. LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja drejt zgjedhjeve do të shkojnë me koalicionet e tyre tradicionale me partitë e vogla, por me ato më të mëdha, sidomos shqiptare, zakonisht merren vesh pas zgjedhjeve, në bazë të numrave. Edhe BDI-ja si dhe PDSH-ja janë deklaruar se nuk do të hyjnë në koalicion parazgjedhor me ndonjë parti./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →