Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kojnufca: Bashkëpunimi me EULEX-in i nevojshëm

nga B G31 janar 2020

Konjufca takoi shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, takoi sot shefin e ri të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Konjufca dhe Wigemark diskutuan për rolin e këtij misioni në sundimin e rendit e të ligjit në Kosovë dhe mbështetjen ndaj institucioneve të saj, veçanërisht në sferën e gjyqësorit.

Konjufca tha se sundimi i ligjit në të gjitha nivelet, duhet të jetë prioritet i institucioneve të Kosovës, ndërsa bashkëpunimi me misionet ndërkombëtare, siç është EULEX-i, është i nevojshëm.

Nga ana e tij, Lars-Gunnar Wigemark, konfirmoi gatishmërinë e misionit që ai drejton, për të mbështetur Kosovën në ballafaqimin e mëtejmë të sfidave ekzistuese në fushën e sundimit të ligjit, në kuadër të procesit euro-integrues të Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →