Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kolë Krasniqi: Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar

nga Venera Grabanica3 shtator 2025
Kolë Krasniqi: Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar

(Lajm i përditësuar)

Kolë Krasniqi: Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar

Profesor Kolë Krasniqi, në “Click” të RTV21, ka dhënë një vlerësim nga aspekti juridik lidhur me gjendjen e Kuvendit të Kosovës.

Ai theksoi se, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi, Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituar në mënyrë të ligjshme.

“Në realitet, të gjithë juristët që e njohin mirë rregulloret e Kuvendit e konsiderojnë që Kuvendi nuk është konstituar,” tha Krasniqi.


”Kurti në Gjykatë”, Krasniqi: Tendencat për kapje të drejtësisë janë të dukshme

Profesor Kolë Krasniqi në ”Click” të RTV21 komentoi seancën e sotme lidhur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin në të cilin ish-udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani akuzohen për kanosje ndaj tij.

Krasniqi theksoi se nuk beson që kryeministri ka pasur frikë nga kërcënimet, por theksoi rëndësinë që gjykata të hetojë me kujdes çdo veprim që mund të jetë dyshues.

”Nuk e besoj se edhe aj ka pasur frikë nga aj mesazh, mirëpo Gjykata duhet të hetoj çdo veprim dyshues”, tha Krasniqi.

Lidhur me këtë Krasniqi tha se  “tendencat për kapje të sistemit të drejtësisë janë të dukshme

‘Tendeca për kapje të sistemti të drejtësisë janë të dukushme, askush prej politikanëve nuk e ka propakontrabanduar  sistemin juridik më teper se Kurti, nuk kemi barazi ligjore”, tha Krasniqi./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →