🇽🇰 Kosova
Kolona në pikat kufitare, deri në dy orë e gjysmë pritje në Merdarë
nga Venera Grabanica3 janar 2024
Vazhdojnë pritjet në pikat kufitare për të dalë nga territori i Kosovës.
Siç bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për menaxhim deri në dy orë e gjysmë janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Merdar, e vetëm gjysmë ore më pak në Muçibabë.
Kolona e veturave që janë duke pritur për të dalur nga Kosova në këto dy pika kufitare është 800 metra.
Në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje./21Media











