Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kolona të gjata në pikat kufitare

nga B G22 dhjetor 2018

Mërgimtarët po presin me orë për të hyrë në Kosovë

Fluksi i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet e fundvitit po krijon kolona të gjata edhe nëpër pikat kufitare.

Kësisoj sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jarinja arrijnë deri në një orë. Aty janë krijuar kolona deri në 1 mijë e 500 metra.

Edhe në Merdare, vendin ku sot ndodhi një përleshje fizike, pritjet shkojnë deri në një orë.

Pritje ka edhe në pikën kufitare të Mutivodës dhe Vërmicës.

Qytetarëve për të hyrë në Kosovë në këto dy pika kufitare u duhet të presin 15, respektivisht 20 minuta./kallxo

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →