Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komandant Hoxha: Nesër u përgjigjem të gjitha pyetjeve të mbrojtjes së krerëve të UÇK-së

nga Gentrita Xhemajli24 shkurt 2025
Komandant Hoxha: Nesër u përgjigjem të gjitha pyetjeve të mbrojtjes së krerëve të UÇK-së

Njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, ka bërë një deklarim publik së fundi, duke pohuar se do t’i kundërshtojë të gjitha akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së.

Ai ndër tjera i cilëson akuzat si të përgatitura nga kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe.

”Unë, Komandant Hoxha, do të kundërshtoj të gjitha akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si të përgatitura nga kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe e dhe , në bashkëpunim me spiunë shqiptarë të UDB-së serbe, me qëllim që të jenë më bindëse për prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Shihemi nesër, ku do t’u përgjigjem pyetjeve të avokatëve mbrojtës të krerëve të UÇK-së, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre”, ka shkruar Tara në Facebook. /21Media

“Nuk besoj që dëshmitari do përgjigjet pyetjeve të mija”, ZPS heq dorë nga marrja në pyetje Tarën

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →