Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komandanti i KFOR-it rikonfirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë

nga Venera Grabanica20 dhjetor 2025
Komandanti i KFOR-it rikonfirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka riafirmuar angazhimin e misionit të cilin e udhëheq për një mjedis të sigurt në Kosovë.

Këtë rikonfirmim, ai e bëri gjatë një takimi që pati të premten me Ambasadorët, Krerët e Misioneve dhe Përfaqësuesit e Lartë Kombëtarë nga 33 vendet kontribuese të misionit të NATO-s në Kosovë.

“Duke shënuar angazhimin e tij të parë kolektiv me përfaqësuesit e vendeve kontribuese me trupa që nga marrja e komandës, Gjenerali Ulutash përshkroi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet kryesore përpara”.

“Ai riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, dhe shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për të gjitha vendet kontribuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →