Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e EULEX-it, flasin për mbështetjen e dialogut

nga Venera Grabanica18 korrik 2024
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e EULEX-it, flasin për mbështetjen e dialogut

Komandanti i misionit KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash sot u takua me shefin e misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano, në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ata ndanë pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Kosovë dhe mbarë rajonin.

“Ata ndanë për bashkëpunimin e ndërsjellë, për përpjekjet e përditshme të KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe për mbështetjen e palëkundur të KFOR-it për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →