Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

​Kombëtarja U18 në Uzbekistan në kërkim të biletës për në Kampionatin Botëror

nga Kaltrina Berila4 shkurt 2024
​Kombëtarja U18 në Uzbekistan në kërkim të biletës për në Kampionatin Botëror

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) prej 28 shkurtit deri më 3 mars do të jetë në Tashkent të Uzbekistanit.

Sipas Federatës së Hendbollit, në Tashkent, vajzat tona do ta kërkojnë biletën për Kampionatin Botëror që mbahet në verë. Kosova U18 do të garojë në fazën ndërkontinentale të garës IHF Trophy.

Paraqitjen në fazën ndërkontinentale, Kosova e ka siguruar me triumf në IHF Trophy për zonën evropiane.

Guadalupa, Guatemala, Kosova, Kaledonia e Re, Uzbekistani dhe Nigeria kërkojnë titullin e kampionit në grupmoshën e të rejave (U18). Kombëtarja jonë do të udhëtoj me synim të qartë – kualifikimin historik në Botëror.

Të kujtojmë që deri më tani ishin vetëm hendbollistët e Kosovës U21 që janë paraqitur në Kampionat Botëror, në Spanjë. Në sportet tjera ekipore, Kosova ende nuk është kualifikuar për në Kampionat Botëror.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →