Komenti që ia nxori ”të pa larat” Shpat Kasapit
Emrat e njohur të skenës muzikore shqiptare, Shpat Kasapi dhe Bes Kallaku, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor që pritet të publikohet së shpejti.
Kënga mban titullin provokues “Rrot u bonaa” dhe ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale edhe para lansimit.
Megjithatë, një koment i lënë nga artisti G Bani ka trazuar ujërat dhe ka shtuar misterin rreth këtij projekti.
Ai i ka shkruar Shpatit në një postim:
“A ka qenë me dal me Erikun kjo këngë apo më kujtohet gabim?”, ka shkruar G Bani, i cili nuk mori asnjë përgjigje./21Media











